18:11 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Fitore e Real Madrid ndaj Malagas “kokëfortë” [Video]

Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Malagas me rezultat 3-2.

Të parët që kaluan ne epërsi ishin vendasit me golin e Benzemas.

Nëntë minuta më pas ka barazuar Rolan për 1-1. Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasiqë Casemiro shënoi golin e epërsisë.

Malaga u rikthye përsëri në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar me një supergol nga Castro.

Por, goli i fundit dhe i fitores për Real Madridin, erdhi në minutën e 76-të. Golashënues ishte Ronaldi i cili humbi penalltinë, por nga topi i kthyer shënoi për ta përmirësuar gabimin. /IndeksOnline/