Fitore për infarkt, Arsenali përmbys Lutonin pas kohës shtesë
Luton janë mundur në “Kenilëorth Road”, nga Arsenali, me sfidën e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez, Premier League, që u mbyll me rezultatin 3 me 4.
Për vendasit e Luton golat erdhën nga Osho, Adebayo e Ross Barkley, në minutat 25’, 49’ e 57’, ndërsa për “Topçinjtë” e teknikut, Mikel Arteta fillimisht shënuan Martinelli e Gabriel Jesus, në minutat 20’ e 45’, ndërsa në pjesën e dytë, “fantazisti” gjerman, Kai Havertz barazoi shifrat në 3 me 3, në minutën e 60’, ndërsa Declan Rice dërgoi topin në rrjetën e vendasve, në minutën e 90+7’, për të mbyllur me fitoren këtë përballje spektakolare.
Falë këtij triumfi, “Topçinjtë” e Arsenal vijojnë të mbeten në vendin e parë të renditjes, këtë herë, me 36 pikë, duke krijuar një shkëputje prej 5 pikë, me “Të Kuqtë” e Liverpool, që mbrëmjen e së mërkurës do të luajnë transfertën e Sheffield United. Ndërkaq, në krahun tjetër, “Kapelebërësit” e Luton mbeten në vendin e 17 të renditjes, me 9 pikë, duke mbetur shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.