Fitoren e Vetëvendosjes, Pacolli ia dedikon edhe AKR-së
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli nuk ka lënë pa përmendur edhe partinë e tij në fitoren e zyrtarizuar të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.
Pasi u numëruar të gjitha votat, Pacolli ka thënë se Vetëvendosje dhe AKR janë fitues të zgjedhjeve në kryeqytet, përcjellë Indeksonline.
“Urime Prishtinë! VV-AKR është fitues i zgjedhjeve, në kryeqytetin tonë të bukur”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se AKR kishte kandidatuar në Prishtinë me Selim Pacollin, por pas shkuarjes në balotazh të Arban Abrashit me Shpend Ahmetin, AKR kishte vendosur që ta përkrahë këtë të fundit./Indeksonline/