18:22 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Fjalët e para të Thomas Tuchel si trajner i PSG-së: Mezi pres të punoj me futbollistët më të mirë në planet!

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel do të jetë në krye të Paris Saint Germain për dy sezone.

Klubi nga Franca largoi trajnerin Unai Emery, dhe në vendin e tij emëruan ishin e Borussia Dortmundit, transmeton IndeksOnline.

Tuchel, mezi pret që të nis punën në PSG. Ai shprehet tejet i lumtur që do të menaxhoj futbollistët e klubit parisien.

“Me kënaqësi dhe gëzim të madh pranova këtë klub.  Unë mezi pres që të punoj me të gjithë futbollistët, të cilët janë ndër më të mirët në planet. Me stafin tim do të bëjmë gjithçka, për t’i ndihmuar ekipit për të fituar shumë tituj dhe të bëhet një nga më të lartat në nivelin ndërkombëtar. Ka potencial të jashtëzakonshëm kjo skuadër dhe mezi pres që ta vizitoj një nga stadiumet më të mira siç është “Parc des Princes”, një stadium legjendar dhe me një atmosferë fantastike”, ka thënë Tuchel.

I lumtur për arritjen e Tuchelit ishte edhe presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi.

“Unë jam shumë i lumtur që Tuchel ka vendosur të jetë trajner i PSG-së. Thomas është një nga trajnerët më konkurrues në Europë. Ai ka një personalitet ambicioz. Dëshiron të fitoj trofe, dhe kjo është e pëlqyeshme këtu në Paris”, ka thënë presidenti i klubit.

Tuchel ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe do të punoj me skuadrën qysh nga muaji korrik./IndeksOnline/