20:05 / E Martë, 26 Janar 2021 / C E

Fjalët e para të Tuchel si trajner i Chelseas

Thomas Tuchel është prezantuar si trajner i Chelseas pas largimit të Lampardit.

Trajneri gjerman ka marrë detyrën e re te skuadra e Premierligës dhe thotë se mezi pret të takohet me skuadrën.

Unë do të doja të falënderoja Chelsean për besimin e tyre tek unë dhe stafi im.”

Të gjithë kemi respektin më të madh për punën e Frank Lampardit dhe trashëgiminë që ai krijoi te Chelsea. Në të njëjtën kohë, mezi pres të takoj ekipin tim të ri dhe të garoj në ligën më emocionuese në futboll. Jam mirënjohës që tani jam pjesë e familjes së Chelseat, ndjenjë e mahnitshme!.”, tha ai.

Lampard u shkarkua pas rezultateve jo të mira në pjesën e parë të sezonit, me një mesatare pikësh më të ulëtën në epokën e Abramovich. /IndeksOnline/