08:17 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fjalët e Shkëlqim Demhasajt pas ftesës së parë nga Kosova

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar dje seancën e dytë stërvitore në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Para ndeshjes me Maltën, futbollistët kosovarë vazhduan me përgatitjet, të cilët u përcollën nga një numër i vogël tifozësh.

Në këtë seancë ishte i pranishëm për herë të parë edhe portieri i Manchester City, Arijanet Muriqi, transmeton IndeksOnline.

Përveç Muriqit, skuadra u kompletua edhe me ardhjen e Shkëlqim Demhasajt, i cili zëvendësoi në këtë grumbullim të lënduarin, Bersant Celina.

Pas seancës, Demhasaj tha se është i lumtur që është pjesë e Kosovës dhe se mezi e pret ta ketë mundësinë të luajë.

”Pardje më kanë telefonuar nga federata dhe menjëherë e kam shprehur gatishmërinë për të ardhur. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kosovës”.

”Tash më rëndësi është që ekipi të përgatitet sa më mirë dhe t’i fitojmë 6 pikë, nuk ka fare rëndësi se kush luan, por nëse me jepet rasti si çdo lojtar do ta jap maksimumin. I kam shikuar të gjitha ndeshjet e Kosovës dhe djemtë kanë luajtur shumë mirë”, u shpreh Demhasaj./IndeksOnline/