22:12 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fjalori i deputetit të Kosovës kalon në ekstremitet, nuk i di fund fjalëve të pista!

Deputeti nga radhët e PSD-së dikur në Vetëvendosje, Fisnik Ismaili njihet për fjalorin e tij aspak të rregullt.

Madje shpesh herë, Fisnik Ismaili di të eskalojë në përdorimin e fjalëve të pista. Së fundi ai është përfshirë në një debat banal me një qytetarë në rrjetin social Facebook.

Paraprakisht i njëjti e kishte ofenduar Ismailin, por ky i fundit nuk ka hezituar që t’ia kthejë, transmeton Indeksonline.

“O Fisnik ismajli puthe nanën tane se pram s’kom mujt me ardh”, i shkroi qytetari, deputetit Ismaili, i cili po ashtu ia ka kthyer në të njëjtën mënyrë vulgare të të shprehurit.

Ismaili tutje ka shtuar se “nënën ta sosin hallki”.

“E di që s’ke mujtë me ardhë, se tu ka dashtë me i nejtë nanës tande gati që ta bana për kryp e kepë parpromë. S’jon krejt si ti me puthë nana, jo. Hallki ti sosin”, i ka thënë deputeti Ismaili, qytetarit.

Duke mosndaluar komentimin, deputeti Ismaili ka ofenduar edhe më rëndë qytetarin.

 

 

“Fol diçka, banu i gjallë, kallxom a të bani nana ma mirë, se s’po më përgjigjet në Viber diçka, e jam ba marak. Çka po thotë babi? A ia lëshoi nana atë rrenën që i ka hypë tensioni diçka, amo s’po don me shku te mjeku se kfillet mas dy ditëve?”, vazhdoi deputeti Ismaili.

Deputeti Fisnik Ismaili ka disa legjislatura që është në Parlamentin e Kosovës dhe vazhdon të paguhet nga qytetarët e këtij vendi./Indeksonline/