23:32 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / Blerim

Fjolla Morina martohet me Fisnik Sylën

Lidhjen e tyre ata e kanë bërë publike tash e sa kohë.

Ndonëse u flit për një dasmë në horizont, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, janë martuar sot, shkruan Indeksonline.

Kështu të paktën lajmëroi vet këngëtarja, përmes ndryshimit të statusit në Facebook, ku thuhej “E martuar me Fisnik Sylën”.

Nuk dihet nëse edhe do kemi dasmë, por çiftit i urojmë jetë të lumtur./Indeksonline/