09:05 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Flaka Krelani lanson promon e klipit të ri, shfaqet “e nxehtë”

Flaka Krelani ndonëse është një nga zërat më të fuqishëm shqiptar, ajo s’po arrin dot të jetë në top të majave a të sjellë ndonjë projekt muzikor që do të shndërrohej në hit.

Megjithatë prurjet e saj muzikore s’janë të rralla. Madje shumë shpejtë do t’vjen me një videoklip. Këtë e ka bërë të ditur vet artistja përmes një postimi në llogarinë Instagram.

Flaka ka publikuar promon e videoklipit të ri që mbanë titullin “Slay”, që pritet të jetë një projekt me skena “të nxehta”, pasi që këngëtarja duket mjaftë “joshëse”./Indeksonline/