14:44 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Flaka Loxha, një fitore larg medaljes evropiane

Flaka Loxha është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë evropiane të xhudos, në Kampionatin Evropian për Juniorë, që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Xhudistja jonë në kategorinë -57 kilogramë, shënoi tri fitore, ndërsa të bronztën po e kërkon përmes repesazhit, pas fitores ndaj holandezes Pleuni Cornelisse (Holandë). Në çerekfinale u mposht nga kampionia e botës për kadete, Seija Ballhaus.

I urojmë fat dhe suksese Flakës në luftën për medaljen e bronztë ndaj ruses, Vita Baitanik.