Flamengo, kjo ”fabrikë talentësh” për tregun evropian
Së fundmi është përfolur shumë për transferimin eventual të Lucas Paquetas në Milan.
Sulmuesi 21-vjeçar, i cili po shkëlqen këtë sezon në Brazil, është shumë pranë të nënshkruajë me klubin e Milanit.
Ditëve të fundit, edhe drejtori i Flamengos ka konfirmuar se Paqueta do t’i bashkohet Milanit, pavarsisht se për të u interesuan klube si PSG, Chelsea, Liverpool, Barcelona e të tjera, transmeton IndeksOnline.
Në vitet e fundit, kampionati brazilian është dëshmuar si ”fabrikë talentësh”, të cilët pasi kanë bërë emër janë transferuar në Evropë.
Disa prej tyre dështuan, e disa prej tyre edhe shkëlqyen në klubet përkatëse.
Ndërsa, Flamengo në vitet e fundit ka bërëkatër shitje të shtrenjta në drejtim të klubeve evropiane.
Shitja më e shtrenjët e Flamengos në Evropë është Vinicius Junior, të cilin klubi e shiti për 45 milionë euro në Real Madrid.
Junior nuk ka arritur ende ta bindë Julen Lopeteguin, teksa është duke u paraqitur me skuadrën B të Madridit.
Shitja e dytë më e shtrenjët e Flamengos është Lucas Paquetas, transferimi i të cilit te Milani ende nuk është zyrtarizuar.
Megjithatë, raportohet se çmimi shitës i 21-vjeçarit, për të cilin Milani është pajtuar të paguajë është 35 milionë euro.
Dhe për fund, dy shitjet tjera më të shtrenjta janë ai i Jorges te Monaco për 8.5 milionë euro dhe i Felipe Vizeut në Udinese për 5 milionë euro./IndeksOnline/