18:02 / E Diele, 20 Shtator 2020 / C E

Flamur Ismajli me Audi kampion i “Drag Race 2”

Flamur Ismajli ka triumfuar në garën e Drag Race që u zhvillua në pistën e vjetër të Aeroportit në Sllatinë.

Ismajli me Audi S2 ishte më i shpejtë derisa në finale mposhti Labinot Maliqin që garoi me Golf 2.

Flamuri bëri garë shumë të mirë derisa triumfoi në të dy garat kundrejt Maliqit.

Në këtë garë kishte mjaftë garues përderisa u zhvillua pa praninë e publikut për shkak të rregullave që qeveria i ka vendosur.

Kryetari i FASK ka paralajmëruar që gjatë muajit tetor do të zhvillohet edhe pjesa e tretë e Drag Race ku për shkak të pandemisë është vonuar deri më tani. /IndeksOnline/