75 Mall Live Search
21:59 / E Martë, 24 Qershor 2025 / MSH

Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë shfaqet në një panel diskutimi në Mitrovicë të Veriut, pjesëmarrës pati edhe nga Universiteti i Prishtinës

Studentët e bllokadës së Fakultetit të Drejtësisë në Novi Sad, qëndruan sot në Mitrovicë të Veriut.

Në takimin që prioritar kishte një panel diskutimi për Kosovën, u shpalos një banderolë e madhe me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë në të, shkruan IndeksOnline.

Në njoftim bëhet e ditur se në diskutimin e panelit të ashtuquajtur “Kosova dhe Metohia – 25 vjet bllokadë”, pati edhe “kolegë nga Universiteti i Prishtinës”.

“Momente të tilla bashkëjetese janë vërtet të paharrueshme” thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet nëse të pranishmit nga UP-ja ishin studentë të komunitetit serb që pranojnë ideologjinë e imponuar nga Beogradi, apo ishin studentë shqiptarë./IndeksOnline/