09:28 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Flamuri i Kosovës vendoset mbrapsht në Bjellorusi, dështim i organizatorëve

Në ditën e parë të Lojërave Evropiane Minsk 2019, Kosova arriti dy medalje. Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogram, pas fitores në finale ndaj xhudistes nga Rusia, Natalia Kuziutina.

Kurse Nora Gjakova fitoi medaljen e argendtë në kategorinë deri 57 kilogram, pasi që në finale u mposht nga xhudistja nga Rusia, Daria Mezhetskaia.

Gjatë ceremonisë për ndarjen e medaljës për Kelmendin u vërejt një detaj interesant, shkruan Indeksonline.

Organizatorët e vendosën mbrapsht flamurin e Kosovës derisa po intonohej himni për të nderuar suksesin e Majlinda Kelmendit.