14:43 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Flamuri i Ramush Haradinajt ngjitet në majën më të lartë në Evropë (Video/Foto)

Alpinistja e njohur kosovare, Arineta Mula ka arritur sot një sukses të jashtëzakonshëm.

Mula në mëngjesin e sotëm arriti të ngjitet në malin më të lartë në Evropë, Elbrus, shkruan IndeksOnline.

Pra, mali Elbrus është mali më i lartë në Evropë me një lartësi prej 5642 metrash.

Ajo gjithashtu e ka falënderuar kryeministrin, Ramush Haradinaj pasi e arriti këtë sukses.

Haradinaj ia dorëzoi asaj flamurin e Kosovës para nisjes, flamur i cili valoi për herë të parë sot në këtë mal./IndeksOnline/