17:58 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Flamuri i vetëm kombëtar në koncertin e Ritës

Në koncertin e Rita Orës që mbrëmë u mbajt në sheshin “Skënderbeu” qytetarët nuk kishin në duar flamuj si zakonisht.

Kësaj radhe u mjaftuan vetëm me dekorimet e Këshillit Organizativ të cilat kryesisht kanë pasur simbole shtetërore të Kosovës me ngjyrat verdhë e kaltër.Por në mesin e turmës së madhe që ndoqi nga afër koncertin e yllit botëror e cila luajti edhe vallen e Rugovës dikush nuk kishte harruar ta marr edhe flamurin kombëtar.

Ky flamur ishte i vetmi dhe dallohej nga larg.

Ngjyrave kuq e zi të flamurit të vetmuar iu bashkua edhe dikush që doli në skenë. Ishte Rita Ora ajo që performoi para adhuruesve me rroba kuq e zi.