11:01 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Flamuri kombëtar në hyrje të Prishtinës zëvendësohet me një tjetër (Foto)

Një flamur i ri ka zëvendësuar atë kombëtar të vendosur në hyrje të Prishtinës. Dëshmitar nga vendi i ngjarjes kanë thënë se flamuri është simbol i garave në komunikacion. Ndërkohë që policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe i njejti është duke u larguar.

Flamuri i Shqipërisë në hyrje të Prishtinës, konkretisht te rrethrrotullimi  i njohur si “Te Rrethi” është vendosur në kohën kur udhëheqjen e Kryeqytetet e kanë marrë zyrtarët e Vetëvendosjes. Më herë, aty ishte flamuri i Shtetit të Kosovës.

Nuk dihet se kush e ka bërë këtë veprim, mirëpo flamuri po largohet.

Video dhe fotografi nga vendi i ngjarjes.