20:28 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Flamuri më i bukur në botë në ligën më të bukur në botë

Bayerni po luan kundër Olympiacos në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje nuk ka mundur të mungoj as flamuri shqiptar që është vendosur në tribunën e majtë, ku qëndrojnë ultrasit bavarez.

Flamuri kuq e zi në “Alianz Arena” u vendos nga përfaqësuesi i “Dardanëve” në Gjermani, Florim Gashi.

Ai nuk ka nguruar pothuajse në secilën ndeshje të Bayernit në shtëpi ta vendos flamurin kombëtar. /IndeksOnline/