22:21 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Flamurtari dhe Prishtina mbesin barazim në miqësore

Flamurtari dhe Prishtina u ndanë në barazim 1-1 në miqësoren e zhvilluar në satadiumin e kuqezinjve ndërmjet dy rivalëve të kryeqytetit. Stafet teknike provuan të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion, duke e kalua në plan të dytë rezultatin.

Për Prishtinën u paraqitën edhe dy futbollistë që janë në prova, braziliani Ferrari, për të cilin sot ishte testi i fundit, dhe shqiptari nga Ulqini, Andjelo Rudoviç, i cili do të vazhdojë të qëndrojë ende me ekipin.

Megjithëse pjesa e parë shumë më impulsive dhe me disa gjuajtje në portë, sidomos të futbollistëve bardhekaltër, rrejtat mbetën të pakrekura.

Me gjithë iniciativën më të madhe të Prishtinës në në pjesën e dytë, Flamurtari kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Festim Krasniqi me 11-metërsh në minutën 74’, ndërsa për bardhekaltrit pas kombinimit mes Mankendës e Fetahajt, shënoi për rezultatin e barabartë, përfundimtar, Januzi në minutën 84’.

Bardhekaltrit të mërkurën zhvillojnë testuesen e dytë përballë anëtarit të promovuar në Ligën e Parë, Ulpiana, ndërsa të shtunën më 27 korrik në Çair, do të përballen me Shkupin.