Flamurtari – Gjilani, Ismet Munishi ”bën të ditur” fituesin
Ismet Munishi ka qenë i ftuar në një emision televiziv së fundmi ku ka folur për ndeshjen, Flamurtari – Gjilani.
Ndeshja në fjalë zhvillohet të enjten në Prishtinë, ndërsa sipas Munishit, prishtinasit janë favorit.
”Do të jetë një fitore e padiskutueshme për Flamurtarin”, u shpreh fillimisht Munishi, transmeton IndeksOnline.
”Kjo pasi që Flamurtari ka fituar tradicionalisht ndaj Gjilanit”, përfundoi ish-trajneri i Dritës.
Përndryshe, që prej largimit nga Besa e Pejës, Munishi është i papunë në menaxhment, dhe se tani po merret me punën e analistit.
IndeksOnline kishte kontaktuar ditë më parë Munishin për interesimin e disa skuadrave, megjithatë ai kishte potencuar se nuk ka asgjë konkrete./IndeksOnline/