22:54 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Flasin nga AKR-ja, pas miratimit të rezolutës për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës

Jetlir Zyberaj, këshilltari i liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur në lidhje me miratimin e rezolutës për mbrojtjen e luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës.

Ai thotë që Aleanca Kosova e Re e ka propozuar këtë rezolutë në vazhdimësi të thirrjeve të presidentit Behgjet Pacollit që liderët politikë dhe institucionalë të bashkohen dhe të arrijnë konsensus në dritën e sfidave me të cilat përballet Kosova. 

Asnjëherë si më parë, është e rëndësishme që Kosova të veprojë si një zë i vetëm për çështje që janë vendimtare për shtetin dhe kombin”, tha Zyberaj./Indeksonline/