18:51 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Flet Allegri, ja pse e la jashtë Dybalan

Juventusi shënoi fitore të rëndësishme në ndeshjen kundër Bolognas, shkruan indeksonline.

Në këtë ndeshje nuk u paraqit nga fillimi njëri nga futbollistët më të mirë të skuadrës, Paolo Dybala.

Trajneri i Juves, Maximiliano Allegri e ka arsyetuar mungesën e tij në këtë ndeshje.

“Djemtë po luajnë mirë, janë përmirësuar fizikisht dhe po tregohen solidë në prapavijë,” shprehet trajneri për Mediaset Premium.

“Napoli dhe Inter kanë bërë gjëra të mëdha deri tani këtë sezon, dhe tani edhe ne duhet të bëjmë gjëra të mëdha për të mbajtur ritmin e tyre. Jam i lumtur me paraqitjen. Të vazhdojmë kështu”.

“Dybala u fut në pjesën e dytë dhe luajti mirë, por ka momente kur një lojtari thjesht nuk i ecën”.

“Talenti i tij është i padiskutueshëm, por ai gjithashtu duhet të jetë në një gjendje të mirë fizike. Futbolli është një sport grupi, jo individual.” /IndeksOnline/