Flet Arbeloa pas humbjes: Është më e vështirë të fitosh La Ligën tani sesa 2 orë më parë
Real Madridi ka pësuar një goditje në garën për titull në La Liga.
Ata u mposhtën nga Mallorca me rezultat 2-1, pas golit të yllit të Kosovës, Vedat Muriqit.
Pas kësaj ndeshje foli edhe trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa.
“Është padyshim shumë më e vështirë të fitosh La Ligën tani sesa ishte 2 orë më parë”. “U thashë lojtarëve se kemi edhe 8 ndeshje të mbetura dhe, pavarësisht se çfarë ndodh me Barcën, duhet t’i fitojmë ato 8 ndeshje”, ishin fjalët e Arbeloas.
Real Madridi, tashmë do të ketë një sfidë të madhe pasi që do të përballet ndaj Bayernit në “Bernabeu”, të martën në ora 21:00./IndeksOnline/

