09:30 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Flet avokati i Sali Mekajt, tregon nëse është liruar nga aktakuza

Ish-kryetari i gjykatës së Apelit Sali Mekaj është liruar nga një pjesë e aktakuzës të cilën prokuroria e ngarkonte si të dyshuar për keqpërdorim në rastin e fajde. Kështu të paktën raporton Kallxo.com. Sipas tyre, aktakuza për këtë pjesë është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit.

Kjo gjykatë ka vendosur që pjesa tjetër e aktakuzës ndaj Mekajt e cila lidhet me rastin e Vlora Goranit të vazhdoj të gjykohet në shkallën e parë.

Për të konfirmuar lirimin nga aktakuza, Indeksonline ka kontaktuar avokatin e Mekajt, Destan Rukiqin, i cili ka thënë se ende nuk ka vendim nga gjykata, ndonëse po presin për përgjigje.

“Unë jam duke shkuar në gjykatë momentalisht, ndonëse vendim deri në këtë moment nuk ka. Ne kemi bërë ankesë tek e dytë në gjykatë po përgjigje për këtë rast nuk kemi marrë. Prandaj, deri më tani nuk ka vendim nëse klienti im është liruar apo jo nga aktakuza”, tha Rukiqi për Indeksonline.