15:56 / E Premte, 05 Janar 2024 / mp

Flet avokati i Sanduloviqit, serbit që u torturua nga BIA: Gjendja e tij është shumë e rëndë, Vuçiq po heshtë

Pas homazheve te varrezat e Jasharëve dhe kërkimfaljes për krimet e kryera, lideri i Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq, u arrestua nga BIA serbe dhe u rrah brutalisht.

Avokati i tij Çedomir Stojkoviq për “Indeksonline”-n, tha se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

“Kur kam biseduar me të ka qenë në gjendje tepër të rëndë, shumë,  shumë keq është dukur. Ai në këtë moment ndodhet në qendrën e burgut në Beograd.  Në këtë gjendje e ka sjell Shërbimi Informativ serb. Është arrestuar në Serbi dhe BIA e ka keqtrajtuar, duke e sjell në gjendje shumë të rëndë. Ne po kërkojmë që të lirohet e pastaj do të kërkojmë të ngrihet procedura penale ndaj atyre që e sollën në këtë gjendje. Por së pari do të kërkojmë lirimin e tij. Unë kam nisur iniciativën përmes mediave, duke i bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare. Pres që për këtë rast të reagon edhe BE-ja”, tha ai.

 I pyetur nëse presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka reaguar, ai tha se Vuqiç po hesht .

 “Vuçiqi po hesht”, tha ai.