16:20 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / A. A

Flet babai: Novak Gjokoviq është i dërguar nga Zoti

Tenisti serb, Novak Gjokoviq fitoi Grand Slamin e 9-të në Australian Open dhe të 18-tin në përgjithësi, duke qenë tenisti i 3-të më i suksesshëm në histori.

Babai i tij, Srdjan mendon se Zoti e dërgoi Gjokoviqin për popullin serb në një kohë të keqe për Serbinë.

“Në kohën më të keqe për popullin serb ai u dërgua nga Zoti për të treguar se ne jemi një popull normal dhe jo një nga vrasësit dhe egërsirat. Ai do të thyej të gjitha rekordet gjatë këtij viti” deklaroi Srdjan për Kurir, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Rafael Nadal dhe Roger Federer mbajnë rekordin për më së shumti Grand Slam të fituar, nga 20.

/Indeksonline/