Flet dëshmitari i cili nxori nga vetura tre personat që u rrokullisën në Kaçanik
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Hani Elezit-Kaçanik, vendi i njohur si ‘Kulla me Çeshme’.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Sipas burimeve të Indeksonline në këtë të aksidentuar nga ky rast janë: Xh. Çaka, bashkëshortja dhe nëna e tij.
Personi i cili nxori personat në fjalë nga vetura është Dardan Elezi. AI për Indeksonline ka treguar momentin kur tërhoqi familjarët nga vendi i ngjarjes.
Elezi bashkë me Senad Qajanin dhe Besir Rogaqin larguan tre personat e lënduar nga vendi i ngjarjes. Çaka dhe familjarët janë dërguar në spitalin e komunës së Kaçanikut dhe tani janë duke u kuruar dhe në gjendje më të mirë shëndetësore.
Pikërisht në këtë vend në prill të këtij viti kanë përfunduar të vdekur dy policë të Kosovës. Malsor Dashi, 26 vjeç dhe Armend Trena 23 vjeç. Të dy policët ishin nga komuna e Kaçanikut.
Kërkimi për trupat e dyshes kishte zgjatur disa ditë ndërsa gjetja e të dyve u arrit në të njëjtën ditë./Indeksonline/