75 Mall Live Search
09:18 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / KV

Kolona të gjata nga Sllatina drejt Fushë-Kosovës

Mëngjesi i sotëm është shoqëruar me kolona të gjata automjetesh në rrugën nga Sllatina në drejtim të Fushë-Kosovës.

Lexues të IndeksOnlinet kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet fluksi i madh i automjeteve dhe pritjet në trafik.

Sipas tyre, shkak i kolonave ishte një aksident trafiku me dëme të vogla materiale, i cili përkohësisht bllokoi qarkullimin deri në mbërritjen e njësive të policisë së trafikut.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe largimit të automjeteve të përfshira në aksident, qarkullimi ka nisur të normalizohet./IndeksOnline/