Flet doktori që i qëndroi pranë Jonuz Musliut
Osman Ramadani, mjeku i cili u përkujdes për trajtimin shëndetësor të Jonuz Musliut tashmë të ndjerë, e ka quajtur privilegj që i kanë ndihmuar me profesionalizëm sa ka qenë sëmurë.
Ramadani ka shkruar se gjatë asaj kohë të trajtimit të Musliut në spital, kanë përjetuar emocione të veçanta në takimet e tij me miqtë e bashkëluftëtarët, shkruan Indeksonline.
“Ishte privilegj i veçantë që në ditët e vështira për familjen Musliu e në veçanti për komandantin Jonuz Musliu të gjendeshim afër dhe të ndihmojmë me profesionalizmin tonë. Në të njëjtën kohë përjetuam emocione të veçanta në takime me miqtë dhe bashkëluftëtarët e Jonuzit. I lehtë të qoftë dheu i tokës Arbërore”ka shkruar doktori në përshkrimin e dy fotografie që ka shpërndarë me të ndjerin, ish kryetarin e Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu.
Jonuz Musliu është varrosur sot, ndërsa ka ndërruar jetë të enjtën./Indeksonline/