21:22 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Flet gruaja e gylenistit të deportuar, mohon bashkëpunimin me prokurorinë (Video)

Osman Karakaja është një nga gjashtë të arrestuarit turq në Kosovë dhe të deportuarit në Turqi.

Bashkëshortja e kardiokirurgut mohon se burri po bashkëpunon me prokurorinë.

E për vete dhe fëmijët, Fatma, pranon se e ka frikë sigurinë.

“Absolutisht nuk janë të vërteta lajmet në mediat turke. Burri im akoma nuk është marrë në pyetje nga Prokuroria turke por edhe kur të ndodh nuk ka pse të mbajë fajësi sepse nuk ka bërë asgjë të jashtëligjshme’, tha ajo për Klan Kosovën.