18:32 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Flet “heroi” i ndeshjes, ia kujt ia dedikon golin

Ylli Hoxha shënoi golin e vetëm në fitoren minimale të Feronikelit në ndeshjen kundër Prishtinës.

Ky gol ia dhuroi fitoren në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit skuadrës nga Drenasi.

“Respekt për Prishtinën pasi që jam rritur aty. Më vjen keq për ta por më vjen mirë për skuadrën time”, ka thënë Hoxha për Supersport.

“Golin ia dedikoj familjes dhe djalit tim”.

“Është një meritë e të gjithëve që kanë dhënë maksimumin gjatë sezonit dhe në këtë ndeshje në veçanti”, ka shtuar Ylli Hoxha. /IndeksOnline/