20:51 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Flet i infektuari me koronavirus që po qëndron i vetizoluar në Prishtinë

Njëri nga të infektuarit më Covid-19, e bëri publik veten e tij. Qytetari nga Prishtina, këtë e ka bërë për shkak që i njëjti nuk e di se nga kush e trashëgoi infektimin.

Bylykbashi po trajtohet në shtëpi, derisa ka bërë thirrje për të tjerët të shmangin kontaktet e panveojshme.

Është një ndër qytetarët e Kosovës që lajmin se rezultoi pozitiv me COVID-19 e ndau me gjithë publikun.

Petrit Bylykbashi i cili po qëndron në izolim, thotë që një veprim të tillë e bëri për t’i njoftuar njerëzit me të cilët ishte takuar, që të izolohen.

Ndonëse nuk e di nga kush e ka marrë koronavirusin, Bylykbashi tregon që javëve të fundit kishte takuar shumë njerëz edhe nga shtetet e tjera.

Krahas kësaj, katër personat më të afërt me të cilët kishte pasur kontakt, një ditë më parë kanë rezultuar negativ për COVID-19.

Ai ka treguar për shenjat e para të cilat iu kishin shfaqur, e që e bënë të mendoj se mund ta ketë koronavirusin.

I njëjti ka vendosur që të qëndroj në vetizolim në shtëpinë e tij dhe ka një thirrje për qytetarët.

Deri pasditen e së shtunës në Kosovë janë të identifikuara më shumë se tetëdhjetë raste pozitive me COVID-19.