11:11 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Flet Ibrahim Dresheviq pasi ia mbylli derën Suedisë, Kosova është e ardhmja e tij

Deri të dielën e kaluar, mbrojtësi Ibrahim Dresheviq ka mundur të zgjedh në mes të tri përfaqësueseve, Kosovës, Malit të Zi apo Suedisë.

Kjo pasi trajneri Bernard Challandes nuk e kishte aktivizuar në asnjë ndeshje zyrtare, pavarësisht që e kishte grumbulluar në 3 muajt e fundit.

Por tashmë ky është kapitull i mbyllur sepse ai luajti kundër Anglisë në “Fadil Vokrri” dhe 22 vjeçari tashmë do të fokusohet vetëm te Kosova.

“Federata e Futbollit të Suedisë nuk më ka kontaktuar asnjëherë dhe nuk mendoj që kanë shikuar ndeshjet e mia. Nuk e kam ndjerë që janë të interesuar për mua. Tani me Kosovën kam rast të luaj kundër ekipeve të mëdha. Ishte ndjenjë e mirë të debutoja kundër Anglisë. E kam pritur këtë rast që një kohë” deklaroi Dresheviq per Fotbollskanalen, transmeton Indeksonline.

Në të kaluarën mesfushori i Heerenveenit ka luajtur për grumposhat e reja të Suedisë U17 dhe U19. /Indeksonline/