15:27 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Flet Lewandowski, zbulon të vërtetën e “largimit” nga Bayern!

Robert Lewandowski me shumë gjasa do të largohet nga kampioni aktual gjerman, Bayern Munchen.

Sot gazeta gjermane “Bild” publikoi një intervistë me agjentin e futbollistit polak, Pini Zahavi i cili tha se Lewa do të largohet nga Bayerni gjatë kësaj vere, shkruan IndeksOnline.

Gazetari gjerman, Christian Falk ka biseduar shkurt me futbollistin, duke zbuluar të vërtetën e këtij lajmi.

“Këto janë gjëra që përkujdeset agjenti im. Unë jam i përqendruar në atë që është më e rëndësishme, pra Kupa e Botës. Unë nuk po mendoj për asgjë tjetër”, ka thënë polaku.

Lewandowski ka kontratë me gjigantin gjerman deri në vitin 2021. Ai është duke u kërkuar me ngulmë nga tri skuadra, Real Madrid, Chelsea dhe PSG./IndeksOnline/