18:37 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Flet ish-mbrojtësi i Prishtinës, Ibrahimi – Tregon nëse ka oferta nga klubet e Superligës

Mbrojtësi 31-vjeçar, Labinot Ibrahimi tashmë është një lojtar i lirë, pasi kontrata me klubin e Prishtinës i ka skaduar.

Lajmin për largimin e Ibrahimit nga kryeqytetasit  bëri të ditur vet klubi i Prishtinës përmes një postimi zyrtar në “Facebook” orë më parë, shkruan IndeksOnline.

Ndërkaq, në një pronocim për Sportin në IndeksOnline, mbrojtësi tha se tashmë është një lojtar i lirë dhe se oferta nga Superliga ka por që ende nuk ka arritur marrëveshje me asnjë skuadër.

“Po jam larguar nga Prishtina dhe tani jam një lojtar i lirë. Oferta kam nga klubet e Superligës, por unë jam duke shikuar ofertën më të mirë të mundshme për të ardhmen time. Pra, kush i plotëson kushtet do të me ketë në  skuadër”, tha Ibrahimi.