19:36 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Flet nëna dhe fotografi i vogëlushes që u bë hit në internet që në momentin e lindjes!

Isabela Pereira de Jesus u bë hit në internet posa erdhi në jetë.

Ajo lindi me 13 shkurt dhe Rodrigo Kunstmann, një fotografu brazilian për fat të mirë kapi momentin e saktë të lindjes së saj, duke e konsideruar veten njeri me fat që arriti të realizoi këtë fotografi ikonike.

“Jam ndjerë si një fitues lotarie.  Një mjek i asistuar pozitivisht më lejoi të  bie në kontakt të drejtpërdrejtë me në në gjatë lindjes, por unë zbulova momentin interesant të foshnjës posa lindi”, tha Rodrigo, transmeton Indeksonline.

Pasi u publikua, fotografia u bë virale dhe me të u krijuan edhe shumë ‘meme’.

Edhe pse shumica e foshnjeve qajnë kur lindin, Isabela vazhdonte t’i shikonte mjekët me shumë  nervozizëm.

Daiane de Jesus Barbosa, nëna e Isabella-s tha se vajza e saj po praktikon shprehjet e fytyrës.

Ajo tha se rrudhat në ballë u bën për t’i treguar nënës se dëshiron të ushqehet dhe se shprehje të tilla bën edhe kur është zhytur dhe ka nevojë të ndërrohet.

Fotografia ngjalli shumë reagime, e njerëzit shprehjen e saj të fytyrës e shprehën kështu:

Por së pari,kafe

Më kthe atje ku më gjete, ose më ndihmo mua

Dëgjo Karen, do të lë ta dish kur të jem gati

Unë nuk e zgjodha jetën e foshnjës, ajo më zgjodhi mua, ishin vetëm disa nga reagimet.

E një në gjuhën shqipe ishte kësisoj: Kur e kupton që ke lindur në Kosovë./Indeksonline/