10:08 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Flet nëna e ekstremistit grek që u vra nga RENEA

“Pse duhet të më vrisnin fëmijën tim? Shqiptarët nuk i donin pakicat, tani unë nuk e dua jetën pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”.

Kështu shprehet mes lotësh nena e 35-vjeçarit Konstantinos Kociafas, pas lajmit për vrasjen e te birit nga RENEA ne Bularat.

Mediat greke i kanë marrë një prononcim asaj, e cila ka qenë mes lotësh dhe nuk ka mundur të flasë shumë.

“Unë nuk e dua më jetën time pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”- ka thënë ajo, shkruan Protothema.

Me tej, gazeta shkruan se dy motrat e viktimës që jetojnë prej vitesh ne Athinë, shkuan në fshat gjatë natës për ti qëndruar pranë nënës së tyre.

“Gruaja ditën e djeshme nuk ishte në dijeni për ngjarjen, por ajo pa policinë shqiptare të armatosur, e cila shkoi në shtëpinë e saj për të kontrolluar për djalin”, shkruajnë mediat greke.