14:11 / E Hënë, 31 Maj 2021 / Blerim

Flet Pefqeli pas largimit nga Prishtina, tregon se ka oferta

Mesfushori, Mergim Pefqeli ka shkëputur marrëveshjen me klubin e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pefqeli përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ku falënderon tifozët dhe kryesin e Prishtinës, shkruan IndeksOnline

Pefqeli për IndeksOnline tha se nuk kanë arritur gjuhën e përbashkët për sezonin e ri me klubin kryeqytetas dhe për këtë kanë shkëputur marrëveshjen.

Mesfushori, gjithashtu tha se ka disa oferta nga klubet e Superligës e po pret për më të mirën.

“Nuk kemi arritur gjuhën e përbashkët dhe kemi ndarë rrugët, momentalisht jam lojtar i lirë kam disa oferta, jam duke shqyrtuar se cila do të jetë më e mira për mua”, tha Pefqeli.