20:00 / E Diele, 23 Prill 2023 / AR

Flet për Harryn EmRata: Është jeta ime!

Emily Ratajkowski është imazhi i kopertinës së numrit të ri të revistës së njohur “Vogue” dhe ka folur për jetën e saj private. Modelja 31-vjeçare  e cila u fotografua duke u puthur me këngëtarin  Harry Styles muajin e kaluar në Japoni zbuloi se nuk e priste që marrëdhënia me artistin do të pushtonte mediat aq furishëm.

“Është shumë e çuditshme që përvojat e tua personale të komentohen nga e gjithë bota. Interesi që ekziston për jetën time private është shumë i madh. Jo se jam e befasuar, por është një pjesë e vogël e jetës sime”, është shprehur ajo për Vogue.

Aktorja e “Gone Girl” la të kuptohej se lidhja me Styles mund të ketë nisur shumë  më herët nga sa ka ditur publiku. 31-vjeçarja e cila ka një djalë 2-vjeç me  ish-bashkëshortin e saj Sebastian McLaird u pa duke u shoqëruar me ish-anëtarin e One Direction muajin e kaluar.

Dyshja u fotografuan në rrugët  e Tokios, ku Styles ishte në qytet për  koncertet e tij gjatë turnut “Love On Tour”.