Flet për herë të parë në gjyq francezi që sillte shumë persona për t’ia përdhunuar gruan
Dominique Pélicot, njeriu i akuzuar se kishte droguar gruan e tij Gisele dhe për të ftuar më shumë se 80 burra për ta përdhunuar atë, dëshmoi në gjykatë sot për herë të parë.
71- vjeçari e pranoi se është përdhunues.
“Unë jam një përdhunues si gjithë të tjerët në këtë sallë”, ka thënë ai.
“Ata dinin gjithçka. Nuk mund të them ndryshe”, tha Pélicot në gjykatë, gjë që shkaktoi pakënaqësi te të pandehurit e tjerë, 35 prej të cilëve mohojnë përdhunimin. “Ne nuk kemi lindur pervers, ne bëhemi pervers”, shtoi Pélicot në fund të dëshmisë së tij.
Gjyqi u shty të premten e kaluar për shkak të shëndetit të keq të Pélicot-it, por ekspertët mjekësorë të dielën e konsideruan 71-vjeçarin të përshtatshëm për të marrë pjesë në gjyq./Indeksonline/