22:44 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Flet për herë të parë pas audioinçizimit Milaim Zeka, e quan të pafytyrë Ilir Krasniqin

Milaim Zeka e ka thyer heshtjen pas publikimit të audioinçizimit nga portali Insajderi gjatë ditës së sotme. Zeka e ka quajtur të pafytyrë Ilir Krasniqin i cili në orët e pasditës ka mohuar se asnjëherë nuk është takuar me Fatmir Limajn.

Deputeti Zeka ka përmendur disa emra të njohur duke pretenduar se ata janë prapa këtij audioinçizimit. Me një status në Facebook, deputeti i Nismas e ka pranuar se audioinçizimi është origjinal.

“Shikoni se si e demanton i paftyri veteveten

Ilir Krasniqi, njeriu i cili ka marre ne qafe dhjetera familje shqipetare, se gjoja do ua rregulloje vizat e punes ne Gjermani, sonte e ka demantuar veten, permes nje shkrimi. Ai, perpos qe ka mashtruar dhjetera familje, ka futur ne lojen e krimit dhe te mashtrimit edhe gruan e tij, si dhe nje avokat gjerman.

Sonte u publiku ne Insajder, nga ana e Aleksander Lumezit, dhe policeve Nazim Sahiti, Avni Namani dhe Ejup Isufi, nje inçizim, i cili nuk do duhej te publikohej. Ama argati i Kadri Veselit, Vehbi Kajtazi, i cili e ka kumbar te djalit Aleksander Lumezin ( e kete djale gjithmone ka mohu), u fut ne trekendeshin e policise dhe prokurorise, jo per diçka tjeter, por vetem per te thene: po, edhe Milaim Zeka eshte njesoj si keta! Edhe ai eshte hajn, mashtrues, e çka jo? Po ky inçizim eshte i vjeter, ama 100 perqind i sakt. Prokurorise dhe hetueseve ua kam dorezuar sot brutomaterialin e inçizuar ne studio, te bere nga dy kameraman, ku Ilir Krasniqi e ka pohuar se gjoja Fatmir Lima ia ka kerkuar 3 milion euro per ndertimin e nje fabrike.
Tani qe Zoti Lima eshte duke pergaditur padi, ja se çfare shkruan ky mashtrues, i cili, sebashku me nje person nga Deçani, poashtu e intervistuar nga policia, e kane furnizuar portalin e nxitjes te nje lufte civile ne Kosove.
Kadri Veseli, i cili e ka krijuar kete portal per raketimin e bizneseve, njeriu i cili ia punesoi gruan e Vehbi Kajtazit ne Banken Qenderore, po mendon qe te rinjte e Kosoves i hane keto kapalla.

Me dite ju se deri ku shkon poshtersia e ketyre njerezeve, lexojeni demantin qe ja bane vetevetes, Ilir Krasniqi. Kete pune e ka ba nga presioni i padroneve te tij.

Harrova me theksu, se kete portalin sllavofil te Vehbi Kajtazit e Parim pleshtit, i mbajne gjalle edhe paret e do ministrave dhe personave te Nismes, dhe AAK se te Ramush Haradinajt…

Marre! Marre! Po ndoshta nuk kane qare” shkruan Zeka në Facebook./Indeksonline/