10:24 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Flet prindi i njërës nga dy vajzat që u gjetën mbrëmë në Pejë: S’di kurgja unë!

Pas gjetjes së dy vajzave nga Peja, që u raportuan të zhdukura të premtën e 23 shtatorit, ka folur babai i njërës prej tyre.

Indeksonline ka kontaktuar me Salih Berishën, ku ka folur pasi vajzat janë dorëzuar në stacionin e Policisë në Pejë.

‘’Sipas institucione të shtetit, policisë dhe Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale, gjendja e tyre është e mire nuk është e keqe. Me rëndësi është qekjo. Tash që vajzat janë gjete po ndihna shume ma leht, dhimbja është shumë ma e vogël, po ende s’kemi mujt me i pa me sy’’, ka thënë ai.

I pyetur rreth Raportit të Policisë që u bë publik ditën e sotme ku deklaronte se vajzat kanë ikur me vetë dëshirë dhe se nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre ai tha se: ‘’Nuk di kurgja unë’’.

‘’Kanë ikur me vetdëshire?!, Na si prind e kemi përcjellë për në shkollë, u përshëndet me mamin e vet, unë nuk e di qysh kanë ik prej shtëpisë me vetë dëshire kur ne e kemi përcjellë me shku në fakultet ditën e premte, data 23, nuk na kanë ik, mamin e vet e ka përshëndet duke i thanë mami unë po shkojë në shkollë ditën e mirë, a kta se di çka po shkrujn, po shkrujn çka po dojnë vet’’, deklaroj Berisha për IndeksOnline.