14:49 / E Enjte, 23 Maj 2024 / L K

Flet Sinan Vllasaliu pasi u lirua nga akuzat për shmangie tatimi: I paguaj tatimet edhe në SHBA, ka qenë një mosmarrëveshje!

Gjykata e Prishtinës e ka refuzuar aktakuzën e Prokurorisë me të cilën e akuzoi këngëtarin kosovar, Sinan Vllasaliu për shmangie nga tatimi.

Një ditë pas këtij vendimi, këngëtari ka folur për Indeksonline lidhur me akuzat me të cilat ngarkohej.

“Ndoshta ka qenë një mosmarrëveshje juridike pasi Gjykata ka qenë shumë korrekt gjitashtu edhe ATK-ja. Unë i kam pas informatatat e mija të cilat është dashtë me i plotësu në aktakuzë e ata s’i kanë pas.
Unë mendojë se cdo gjë ka qenë në rregull pasi i kam qu provat e mia sepse unë jam edhe shtetas i Amerikës dhe i paguaj taksat rregullisht në shtetin amerikan edhe këtu, aq sa punoj.

Dhe mendoj se kjo ishte një mosmarrëveshje juridike pasi mosinformata nganjëherë çon edhe të padrejtësia” ka thënë Vllasaliu për Indeksonline.