17:16 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Flet vëllau i Donjeta Pajazitajt: Marre, gjyqësia u korruptua për rastin e vrasjes së motrës

Shkëlqim Pajazitaj, vëllau i të ndjerës Donjeta Pajazitaj është liruar pas arrestimit që iu bë pasi kishte shkelmuar dyert e gjykatës.

I pakënaqur me vendimin gjyqësor ku i dyshuari kryesor për vrasjen e motrës së tij, Naser Pajazitaj u shpall i pafajshëm, Shkëlqimi shpreh zhgënjim në gjyqësinë kosovare.

Në një prononcim për Indeksonline, ai e quan procesin të manipuluar e të korruptuar.

“Puna u pa krejt. Marre, u liru ai veç pse procesi është i manipulum e i korruptum. Motra jeme veten nuk e ka myt, ai e ka mor me kerr, ai duhet me dit ku ka mbet. Këtu nuk ka shtet, kërkush nuk mer përgjegjsi, as kërkush nuk jep drejtësi. Ne kemi me i ndjekë të gjitha shkallët e ankesës deri sa të zbardhet ky rast. Me kaq nuk do e lëm asnjëherë” ka thënë Shkëlqim Pajazitaj.

Kujtojmë se Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur të pafajshëm të dyshuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitaj.

Trupi gjykues thotë se provat, përkatësisht dëshmitë e dëshmitarëve nuk e kanë provuar që viktima ditën kritike kur është zhdukur të ketë qenë në veturën e të akuzuarit./Indeksonline/