Flick reagon pas largimit të Guardiolës nga City: Gjithmonë kam thënë se ai është më i miri në botë
Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City.
Kështu i dha ai fund epokës 10-vjeçare si trajner, duke u larguar si një nga trajnerët më të mirë që kishte pasur Premierliga angleze.
Rreth largimit të tij reagoi edhe trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ku nuk ndali lëvdatat ndaj kolegut të tij.
“Të kalosh 10 vjet në një klub të nivelit të Manchester Cityt është e pabesueshme. Gjithmonë kam thënë se ai është më i miri në botë dhe e ka vërtetuar këtë”, u shpreh Flick./IndeksOnline/

