09:22 / E Hënë, 11 Shtator 2023 / L K

Flick trajneri i parë i shkarkuar nga Gjermania në 123 vite, kreu i DFB: Kemi ndeshje të forta para!

Në 123 vitet e Federatës Gjermane të Futbollit Hansi Flick është trajneri i parë i kombëtares gjermane që shkarkohet nga detyra. Përpara Flick-ut në Gjermani, asnjë trajner nuk ishte shkarkuar ndonjëherë.

Duke reaguar për këtë vendim, presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Neuendorf deklaroi se skuadra ka nevojë për një frymë të re.

Komisionet ranë dakord që kombëtarja e meshkujve kishte nevojë për një moment të ri dhe për ndryshim pas rezultateve të fundit që janë shumë zhgënjyese. Ne duhet të përballemi me ekipet europiane me një frymë optimizmi dhe besimi në vendin tonë”-tha kreu i federatës Gjermane.

Më tej Neuendorf shtoi: “Për mua personalisht, është një nga vendimet më të vështira të mandatit tim deri më tani. Sepse e vlerësoj Hansi Flick dhe ndihmës trajnerët e tij si ekspertë dhe njerëz të futbollit. Por suksesi sportiv është prioriteti kryesor për DFB, kështu që vendimi ishte i pashmangshëm”.

Trajnerët e tjerë që janë larguar nga Gjermania ose e kanë bërë me dëshirën e tyre ose në fund të kontratës.