23:00 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Flick tregon se a do të jap dorëheqje nga posti i trajnerit të Gjermanisë

Gjermania sonte ka fituar ndaj Kosta Rikës me rezultat 4-2, në ndeshjen e fundit të Grupit E në Kupën e Botës.

As kjo fitore nuk u ndihmoi gjermaneve të kalojnë në fazën e eliminimit direkt. shkruan IndeksOnline.

Kjo ishte hera e dytë radhazi që Gjermania eliminohet në fazen e Grupeve në një Kupë Bote.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick ka folur për mundësinë e dorëheqjes së tij nga ky post.

“Ne do ta zgjidhim këtë shpejt, është e vështirë të përgjigjemi menjëherë pas ndeshjes kur të eliminohemi. Do të shohim për këtë së shpejti”, ka deklaruar Flick pas fitores ndaj Kosta Rikës./IndeksOnline/