19:30 / E Martë, 24 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Flitet se Al-Nassr ka arritur marrëveshje me Modric

Klubi saudit Al-Nassr bleu yllin portugez Cristiano Ronaldo, por nuk do të ndalet me kaq. Objektivi i radhës i klubit është Luka Modric, lojtari i kombëtares kroate që është anëtar i Real Madridit.

Media irakiane “NRT Sport” bëri të ditur se tashmë është arritur një marrëveshje parimore me futbollistin.

Modric ka kontratë me Real Madridin deri në fund të sezonit dhe ende është e pasigurt nëse do të marrë ofertë për vazhdimin e bashkëpunimit nga “klubi mbretëror”.