09:14 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Flokë të yndyrshëm? Disa këshilla që mund t’iu ndihmojnë

Ka faktorë të ndryshëm që shkaktojnë sebum të  tepërt si p.sh, kequshqyerja, mosbalanca hormonale ose shqetësimet në tretje dhe nervore. Kemi disa mënyra efikase për të redukutar yndyrën në flokë.

Shampoja transparente e pastron më mirë yndyrën dhe nuk lë mbetje.

Masazhoni skalpin

Është diçka që duhet bërë gjithmonë gjatë shampos për të stimuluar qarkullimin dhe për të larguar qelizat e vdekura.

Aplikoni balsamin si duhet

Zgjidhni një balsam që të mos përmbajë vajra dhe aplikojeni në majat e lagura dhe asnjëherë në rrënjë.

Mos e teproni shumë me krehjen

Kush ka flokë të yndyrshëm nuk duhet ta ekzagjerojë me krehërin. T’i krehësh flokët do të thotë që yndyrën e rrënjëve ta çosh drejt majave.

Kërkojini parukierit një prerje që i jep volum flokëve

Luftoni trishtimin e flokëve të drejtë e të hollë duke i kërkuar parukierit një prerje me shkallëzim. Mos i mbani shumë të gjatë dhe në të njëjtën gjatësi.

Thajini në të kundërt.

Hidhini flokët gjithmonë para kur t’i thani dhe përdorni një krehër për t’i krehur pak rrënjët në anë të kundërt.

Përdorni birrë

Për flokët të yndyrshëm këshillohet birrë e freskët. Aplikojeni në flokët dhe më pas lajini ata si zakonisht.

Limon

Shtrydhni dy limonë në një litër ujë të pastër, mundësisht të distiluar. Është një mrekulli për të shpëlarë mbetjet e yndyrës nga floku.

Shpëlarje me uthull molle

Provoni të përdorni si shpëlarës një lugë gjelle uthull molle të tretur në gjysmë litri ujë. Ky solucion vepron si tonik për skalpin dhe largon mbetjet e shampos të cilat mund t’i bëjnë flokët e yndyrshëm të duken akoma më keq.