Flokët “nude” janë mjaft në modë
Siç na kanë mësuar artistët e mëdhenj të make up-it, Christian Louboutin, ka një ngjyrë “nude” për këdo prej nesh.
Ashtu si fondotinta që i përshtatet lëkurës, edhe flokët nga bjondë në gështenjë marrin nuanca në tonet e bezhës për të harmonizuar ngjyrën.
Rezultati? Flokë “nude” me hijëzime e nuanca që janë pothuajse si lëkura jonë, nga ngjyra krem karamel, e balancuar me tone të ftohta e të arta për të krijuar një ngjyrë bezhë.
E fundit mes emrave të njohur është Gigi Hadid, e cila ka braktisur ngjyrën bjonde kaliforniane për një nuancë flokësh “nude” sa më natyrale./tch